Presidentja Osmani nesër në Bruksel, do të takohet me shefin e ri të Këshillit Evropian

Shefi i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të presë nesër në takim presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në faqen e Këshillit Evropian është publikuar agjenda e Costas, takimi në fjalë do të mbahet nga ora 09:30.

Pos Osmani, në të njëjtën ditë Costa do ta presë në takime duke filluar nga ora 10:00 edhe presidentin malazez, Jakov Milatoviq.

Ndërsa sot, Costa në takime i pret edhe liderët e tjerë të shteteve ballkanike përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti. /Klankosova.tv/

Read Previous

Xabi Alonso: Bayern është i vështirë edhe pa Harry Kane

Read Next

Starmer: Britania e Madhe nuk ka nevojë të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së