Presidentja Osmani: Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura në mbrojtjen e vlerave evropiane

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura, pasi priti në takim ministren e Jashtme të këtij shteti, Elina Valtonen.

Ajo ka shkruar në Facebook se e ka falënderuar zyrtaren finlandeze për mbështetjen në çdo etapë.

“Në mbrojtjen e vlerave evropiane, Kosova dhe Finlanda janë partnere të palëkundura! Në takim me ministren e Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, e falënderova për mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën në çdo etapë, përfshirë procesin e shtetformimit, shtetndërtimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Osmani të enjten.

Presidentja ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin për forcimin e raporteve mes shteteve. /Koha.net/

Read Previous

Kosova prezantohet si model suksesi në Konferencën Ndërkombëtare të Burgjeve

Read Next

Pse Zelensky filloi një spastrim të madh në qeverinë e tij?