Presidentja ​Osmani pret në takim përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në takim liderët institucionalë dhe përfaqësuesit politikë nga Lugina e Preshevës.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ai i Bujanocit Nagip Arifi dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

/KosovaPress/

Read Previous

BE jep miratimin përfundimtar, nga 2024 celularët dhe tabletët do kenë një karikues të përbashkët

Read Next

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama: Ngjarja më e madhe ndërkombëtare e historisë së kryeqytetit