Presidenti turk pritet të vizitojë sot qytetet e prekura nga tërmeti

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka planifikuar të vizitojë Kahramanmaras dhe Hatay, gjatë ditës së stome. Ai do të vizitojë gjithashtu edhe Pazarcik, epiqendrën e tërmetit.

Rikujtojmë se presidenti turk ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 3 muaj në 10 provincat më të prekura.

Ndërkohë numri i të vdekurve ka shkuar mbi 9500  nga tërmeti që tronditi Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Numri i njerëzve të vrarë në Turqi ka shkuar në 6,957. Është e vështirë të verifikohet numri në Siri, por media shtetërore dhe një grup shpëtimi thonë se rreth 2500 njerëz kanë vdekur. /abcnews.al

Read Previous

Bie ndjeshëm numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi

Read Next

Grupi parlamentar i SPD-së miraton në Bundestag letër-qëndrimin për anëtarësimin e Kosovës në BE