Javier Tebas vazhdon sulmin kundër PSG dhe e bën këtë pasi tregu i transferimeve
në futboll është mbyllur.
Presidenti i La Liga-s përdori një “tweet” për të shprehur të
gjithë zhgënjimin e tij, duke e krahasuar klubin parizien me Superligën:
“Klubet shtetërore janë po aq të rrezikshëm për ekosistemin e futbollit sa Superliga e
Europës, që deshën të bënin disa presidentë. Ne kemi qenë kritikë ndaj tyre, sepse
Super League shkatërron futbollin europian. Po ashtu, jemi po aq kritikë ndaj PSG”.
Analiza e Tebas vazhdon, duke i bërë llogaritë në xhepat e francezëve: “Humbje nga
Covid, +300 milionë; të ardhura televizive në Francë, -40%; edhe +500 milionë paga.
Situatë më të paqëndrueshme nuk mund të ketë”. Sigurisht, Al-Khelaifi, presidenti i
parizienëve nuk mendon kështu. Ai rrëmbeu yjet e futbollit kësaj vere, duke nisur
me Hakimi, Sergio Ramos, Donnarumma, Leo Messi etj. /Telesport/