Presidenti i Bullgarisë nesër për vizitë dyditore në Kosovë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, më 22 dhe 23 dhjetor.

Ai me këtë rast do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore, në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Presidentët Osmani dhe Radev do të mbajnë edhe një konferencë për media, njofton Presidenca e Kosovës.

Read Previous

Paderborn e di që vështirë të mbahet Florent Muslija, në garë shtohet edhe Bochum

Read Next

Rishfaqen kolonat në vendkalimet kufitare, në Merdar tri orë pritje për të hyrë në Kosovë