Presidenti Biden letër falenderimi artistes shqiptaro-amerikane Hana Noka

Artistja shqiptaro-amerikane Hana Noka, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregoi se këto ditë ka marrë letër nga Presidenti Joe Biden.

Letra ishte përgjigje ndaj letrës që ajo ia ka dërguar kohë më parë presidentit Biden, përmes së cilës ajo e ka falënderuar për ndihmën e dhënë për popullin e Kosovës, në periudhën më të vështirë në vitin 1999.

“Të dëgjoj individë të pasionuar si ti më frymëzon çdo ditë dhe mirëpres mundësinë për t’iu përgjigjur letrës suaj. Vendi ynë përballet me shumë sfida dhe rruga që do të kalojmë së bashku do të jetë një nga më të vështirat në historinë tonë. Pavarësisht këtyre kohërave të vështira. Nuk kam qenë kurrë më optimist për të ardhmen e Amerikës. Unë besoj se ne jemi më të pozicionuar se çdo vend në botë për të udhëhequr në shekullin 21 jo vetëm nga shembulli i fuqisë sonë, por edhe nga fuqia e shembullit tonë”, thuhet ndër të tjera në letrën e presidentit Biden dërguar Nokës.

Në një postim në rrjetet sociale, ku e ka publikuar letrën me nënshkrimin e Presidentit Biden, Hana tregon se çfarë i kishte shkruar ajo Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

I kam shkruar (Presidentit Biden) si një shqiptaro-amerikane, për të treguar se sa mirënjohëse jam për gjithë mbështetjen e tij për atdheun tim, Kosovën, që nga viti 1999! Po ashtu, e kam informuar për projektet e mia dhe për përkushtimin tim për të dhënë kontributin tim për Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur po përballemi me një kohë shumë sfiduese, por së bashku – jemi më të forte. Voto Blue.

Jam shumë e emocionuar dhe e përulur që e mora përgjigjen e tij inkurajuese.

FALEMINDERIT PRESIDENT BIDEN!”, shkruan ajo.

/Kultplus/

Read Previous

“Lulo Rose, diamanti rozë i Angolës besohet të jetë më i madhi i gjetur në 300 vitet e fundit

Read Next

Ky vend do t’u paguajë banorëve deri në 4,000 dollarë nëse ata blejnë një automjet elektrik