Keqpërdorimi i popullsisë serbe në veri të Kosovës dhe dhuna ndaj KFOR-it dhe medias është e patolerueshme, ka thënë sot Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pas takimit me Presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, e cila ndodhe në një vizitë zyrtare në Tiranë.
Në një komunikim të përbashkët për mediat, Begaj tha se palët duhet të punojnë për uljen e tensionit të krijuar në veri të Kosovës dhe të punojnë drejt zbatimit të marrëveshjes se dakorduar midis Kosovës dhe Serbia.
“Qëllimi është të shmangim agresivitetin”, tha Begaj, duke shprehur keqardhjen për lëndimin e disa ushtarëve hungarez të KFOR-it gjatë përplasjeve të dhunshme në veri të Kosovës.
/Telegrafi/