Premier League planifikon të fusë mesazhe pro-Ukrainase dhe kundër luftës në mbulimin televiziv të ndeshjeve të vikendit.
Madje, drejtuesit e ligës më të fortë të futbollit në botë janë duke u konsultuar me klubet për përfundimin e marrëveshjes së tyre të transmetimit në Rusi.
Drejtuesit e Premier League kanë biseduar me Qeverinë për kontratat e tyre televizive ruse gjatë gjithë javës dhe kanë vendosur të ndërmarrin hapa konkret për sanksione.
Kapitenët e klubeve do të mbajnë shirita të verdhë dhe blu dhe në ekranet e mëdha të stadiumeve do të shfaqen fjalët “Futbolli qëndron së bashku” në sfondin e flamurit ukrainas.
Kontrata me vlerë 41 milionë funte me Match TV pritet të anulohet ngase transmetuesi është në pronësi të Gazprom Media./Indeksonline/