Qendra Kryesore e Mjekësisë Familiare në Gjakovë është furnizuar me sasinë e insulinave për muajin mars. Këtë e ka konfirmuar Shkumbin Dushi shef i barnatores në këtë qendër. Sasia me të cilën është furnizuar barnatorja sipas Dushit është e plotë për të gjithë insulinvartësit me të tri llojet e insulinave novimix, novorapid dhe levemir.
Sipas zyrtarëve të këtushëm, shpërndarja e tyre do të filloi nga nesër në qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare çdo ditë pune nga ora 7 deri në orën 21 të mbrëmjes.