Në shumicën e qyteteve të Kosovë është raportuar mbrëmë për rënie të borës.
Në viset malore, duket se ka rënë borë më shumë gjë që ka bërë të vështirë qarkullimin në pikë kalimin që lidh Kosovën me Malin e Zi. Ndërkohë, janë krijuar kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë vërshime të shpejta.
“Andaj, ju lutemi të keni kujdes. Rrini larg pemëve dhe objekteve, shtyllave elektrike.
Çdo rast rreziku ju lutemi raportoni në Qendrën Emergjente të Kryeqytetit në numrat:
0800 112 33 ose 0800 112 44”, thuhet në njoftim.