Në vazhdën e rritjes së çmimeve gati të të gjitha produkteve në treg, i vetmi është libri që nuk ka pësuar rritje të çmimit. Libraria Tomorri në Gjakovë është librari që ofron llojllojshmëri të madhe të librave, këtu gjenden më shumë se 5000 libra e tituj të ndryshëm.
Lexuesit janë të ndryshëm dhe me shije të ndryshme, Pozhegu thotë që çdo libër e ka lexuesin e tij, gjithashtu thekson se qytetarët e komunës së Gjakovës janë lexues aktiv dhe të përhershëm, kurse me ardhjen e pandemisë ata janë fokusuar më shumë tek librat psikologjik, këtu gjithashtu nuk mungojnë asnjëherë edhe bestsellerët të cilët vazhdimisht kërkohen.
Por besnikët më të mëdhënjë të librit janë të vegjlit nga 7 deri në 10 vjeç, edhe furnizimi për këtë moshë është i madh. Së fundmi libraria është pasuruar edhe me tituj në gjuhën angleze, të cilët po kërkohen nga tinejgjerët.
Gjatë kohës së karantinimit është shfaqur një interesim i jashtëzakonshëm i qytetarëve për librat, dhe preferencat kanë qenë nga më të ndryshmet, kështu që që pandemia ka lënë shprehi të mira tek njerëzit theksoi Pozhegu.