Posta e Kosovës me pulla të reja postare për Euro 2024

Posta e Kosovës ka vënë në qarkullim nga sot emisionin e pullave postare me titull “Kampionati Evropian i Futbollit 2024”.

“Edhe pse si Kombëtare nuk arritëm të jemi pjesë e EURO 2024, djelmoshat tanë futbollistë elitarë në disa klube me renome evropiane, na bëjnë krenarë me lojën e tyre”, thuhet në komunikatën e postës.

Në kuadër të këtij emisioni të pullave postare në qarkullim postar vihen dy pulla postare, një bllok filatelik dhe dy lloje të Zarfit të Ditës së Parë.

Posta e Kosovës ka premtuar se në vazhdimësi do ta afirmon futbollin dhe në përgjithësi arritjet sportive./RTK/

Read Previous

Dita Ndërkombëtare në Mbështetje të Viktimave të Torturës

Read Next

Kurti e uron Bersetin për rizgjedhjen si Sekretar i KiE-së: Mezi pres të punojmë bashkë