Mbrëmë në një ceremoni në Manchester të Anglisë janë shpallur futbollistët më të mirë të sezonit që lamë pas në Championshipin e Anglisë – ligës së dytë elitare të futbollit në këtë vend
Portieri i Kosovës është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Championshipin anglez.
Aro Muric, i cili mbron ngjyrat e ekipit të Burnley ishte më meritori që kjo skuadër të rikthehej pas një viti në Premier Ligën angleze.
Megjithatë, në Premier Ligë Muric vazhdon të jetë zgjidhje e tretë për trajnerin e kësaj skuadre, ish mbrojtësin e Manchester City, Vincent Company.
/lajmi.net/