Polonia i jep fund marrëveshjes energjetike 30 vjeçare me Rusinë

Warszawa, 26.04.2022. Minister klimatu i œrodowiska Anna Moskwa podczas wspólnej konferencji prasowej z komisarz UE ds. energii Kadri Simson w nale¿¹cej do PGNiG Termika Elektrociep³owni Siekierki w Warszawie, 26 bm. (jm) PAP/Marcin Obara

Qeveria e Polonisë i ka dhënë fund një marrëveshje 30-vjeçare me Rusinë për furnizimet me gaz dhe infrastrukturën, njoftoi të hënën ministrja e klimës së vendit, Anna Moskwa, shkruan CNN.

“Polonia denoncon marrëveshjen ndërqeveritare të gazit të vitit 1993 mbi Yamal tubacionin”, shkroi MoskWa në TWitter.

“Agresioni rus kundër Ukrainës konfirmoi korrektësinë e qeverisë polake në drejtim të pavarësisë së plotë nga gazi rus.Ne e kemi ditur gjithmonë se Gazprom nuk është një partner i besueshëm”, shtoi ajo.

Marrëveshja përfshinte furnizimin me gaz nëpërmjet tubacionit Yamal dhe ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës në lidhje me tranzitin e gazit përmes Polonisë. Që nga e diela, Lituania ka shkurtuar plotësisht importet e furnizimeve ruse të energjisë duke përfshirë naftën, energjinë elektrike dhe gazin natyror.

Vendimi erdhi një ditë pasi Rusia ndaloi eksportet e saj të gazit natyror në Finlandë.

Polonia dhe Bullgaria ndërprenë  eksportet në fund të prillit për shkak se nuk pranuan të bënin pagesa në monedhën ruse – një veprim që udhëheqësit e BE-së e përshkruan në atë kohë si “shantazh” nga Moska.

/abcnews.al

Read Previous

​Avokati i Popullit: Vendimi i ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë është diskriminues

Read Next

OBSH: 248 sulme në qendrat shëndetësore në Ukrainë