OBSH: 248 sulme në qendrat shëndetësore në Ukrainë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë regjistruar 248 sulme ndaj qendrave shëndetësore në Ukrainë që kur forcat ruse pushtuan vendin në fillim të këtij viti, sipas skynews.

Sulmet, të cilat çuan në vdekjen e 75 personave, u regjistruan midis 24 shkurtit dhe 19 majit. Javën e kaluar, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se donacionet e ndihmës mjekësore për Ukrainën do të arrijnë më shumë se 11 milionë gjatë ditëve në vijim.

“Sulmet e paprovokuara dhe të paligjshme të Rusisë në Ukrainë kanë krijuar një emergjencë mjekësore, me Putinin që synon objektet e kujdesit shëndetësor si njësitë e maternitetit, spitalet dhe ambulancat”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid.

“Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për miqtë tanë në Ukrainë është e palëkundur, duke dërguar ilaçe dhe pajisje që kanë ndihmuar në shpëtimin e mijëra personave.”

/abcnews.al

Read Previous

Polonia i jep fund marrëveshjes energjetike 30 vjeçare me Rusinë

Read Next

Autobusi nga Kosova përplaset me pemën në Vlorë