Policia në Gjilan e ka zbatuar planin operacional “Goditja 2023” pas mesantës ku është ndaluar për kontroll rutinore një automjet.
Gjatë kontrollit të personave të dyshuar, tek i dyshuari J.I dhe N.M është gjetur substanca narkotike e llojit marihuanë 82 qese, një peshore digjitale, një pako me letra mbështjellëse “Rizlla”, 205 euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe tre telefonë celularë.
Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti.
/klankosova/