Policia shton kontrollet për pajisjet dimërore gjatë ngasjes

Në këto ditë kur temperaturat kanë shënuar rënie dhe nisur nga vështirësitë që krijohen në qarkullimin e automjeteve si pasojë e mjegullës, shiut, erës, borës dhe ngricave, është e obligueshme që qytetarët të kenë pajisje dimërore.

Ndaj, për këtë Policia e Kosovës zhvilloi një aksion për të parë nëse ngasësit i posedojnë këto pajisje në makinë.

Nazmi Zogaj, toger në njësinë e trafikut në Policinë e Kosovës, bëri të ditur për gjobat që zbatohen për ata që nuk i posedojnë pajisjet dimërore.

“Zakonisht janë gomat dimërore me 4 mln që janë të përcaktuar për dimër. Për drejtuesit e automjetit që nuk i kanë këto pajisje- gjobat janë prej 40 eurove”, ka thënë Zogaj.

Në stinën e dimrit, kur edhe rrezikshmëria në komunikacion rritet, Policia apelon te qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë të përgatitur me pajisje të nevojshme.

Read Previous

Paralajmërohen takime të nivelit të lartë, Lajçak: Më vjen mirë që edhe Kosova pranoi planin e BE-së

Read Next

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut malazez, Milo Gjukanoviq, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi