Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut malazez, Milo Gjukanoviq, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut malazez, Milo Gjukanoviq, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi.

Osmani do të pritet nga presidenti Gjukanoviq me nderimet më të larta shtetërore.

Pas takimeve me delegacionet, presidenti Gjukanoviq dhe presidentja Osmani, do të do të flasin për media.

Në të njëjtën ditë, Presidenti i Malit të Zi dhe Presidentja e Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në panelin presidencial “Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi.

“Në vazhdim të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të shtrojë një darkë zyrtare në Podgoricë për nder të mysafirës, ku do të marrin pjesë liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi”, njofton Zyra e Presidencës së Malit të Zi.

Në ditën e dytë të vizitës, Presidentja e Republikës së Kosovës do të vizitojë komunën e Tuzit dhe Ulqinit.

/Telegrafi/

Read Previous

Policia shton kontrollet për pajisjet dimërore gjatë ngasjes

Read Next

Afro 5 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri