Policia shqipton 614 gjoba për një ditë për mosrespektim të masave Anti-COVID

Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë masat Anti-COVID, raporton Gazeta Express.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 614 gjoba për mosrespektim të masave.

Ndërsa, mijëra gjoba ka shqiptuar policia ditëve të kaluara për mosrespektim të këtyre masave.

Policia gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe policia ka shqiptuar 868 tiketa trafiku.

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndodhur 19 aksidente trafiku me të lënduar, 27 aksidente me dëme materiale dhe një aksident me fatalitet.

/GazetaExpress/

Read Previous

Qeveria e Serbisë shpërndan doracakun e mbulimit të simboleve të Kosovës për targat

Read Next

Pagesa e polisave kufitare për mërgimtarët, kërkohet nga Qeveria që mos ta bëjë në vitet e ardhshme