Policia shqiptoi 2162 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2162 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 47 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 88 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 39 persona, ndërkaq 20 persona janë dërguar në mbajtje./rtklive

Read Previous

Aeroporti i Shkupit reagon sërish: Punëtori nuk tentoi t’ia marrë telefonin presidentes, kontrolli në skaner është i detyrueshëm

Read Next

Bekim ​Zogaj: Ndeshjet e Euro 2024 ishin të fundit për mua si gjyqtar