Policia sekuestron armë e 111 fishekë në Leposaviq, i dyshuari në arrati

Dy pushkë gjuetie dhe 111 fishekë janë sekuestruar nga Policia e Kosovës gjatë kontrollit të dy lokacioneve në Leposaviq.

Operacioni është zhvilluar më 20 nëntor 2026, rreth orës 15:10, në dy prona të një personi të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

“Gjatë kontrollit të dy lokacioneve në pronësi të dyshuarit mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar dy pushkë gjuetie, 111 fishekë dhe gjësende tjera. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.

Policia nuk ka dhënë hollësi për identitetin e të dyshuarit apo për vendndodhjen e tij.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /KosovaPress/

Read Previous

​31 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

Read Next

Plenkoviq ia përmend Malit të Zi marrëveshjen e kufirit me Kosovën: Kroacia nuk heq dorë nga territori i saj