Policia vendoset pranë shtëpisë së Jakup Krasniqit, pritet mbërritja e tij

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës, ku së shpejti pritet mbërritja e tij.

Prania e policisë vjen në ditën e katërt dhe të fundit të vizitës humanitare të Krasniqit në Kosovë, e cila është mundësuar për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Krasniqi pritet të mbërrijë në shtëpinë e tij për të kaluar edhe orët e fundit pranë familjes, përpara kthimit në Hagë.

Vizita katërditore ka nxitur reagime emocionale dhe mesazhe solidariteti me familjen Krasniqi.

Pas përfundimit të qëndrimit në Kosovë, ish-kryetari i Kuvendit pritet të rikthehet sot në qendrën e paraburgimit në Hagë, ku po mbahet në kuadër të procesit gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

​Kurti i bën thirrje Zelenskyt për njohje të Kosovës: Rasti thelbësisht ndryshe nga aneksimi i Krimesë nga Rusia

Read Next

​A do të ketë rrymë të mjaftueshme këtë dimër? Ja nga çfarë varet furnizimi në Kosovë