Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Ç.Zh., i dyshuar për grabitje në një lokal në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë.
Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në objektin “R.M.T.”, ku i pandehuri dyshohet se, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, ka kërcënuar një punonjëse.
Më pas, sipas Prokurorisë, ai ka marrë nga një dollap paratë në vlerë prej 7 mijë e 660 eurosh.
I pandehuri akuzohet për veprën penale “Grabitja”, sipas nenit 317, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.
Njoftimi i plotë i Prokurorisë:
Aktakuzë për grabitje
Gjakovë, 20 nëntor 2026 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh.
Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet Ç.Zh. më datë 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, tek “R.M.T” i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, e ka kërcënuar punonjësen dhe më pas ka marrë nga dollapi paratë, shumën prej 7,660 Euro.
Më këto veprime i pandehuri me inicialet Ç.Zh. ka kryer veprën penale Grabitja nga neni 317 pargraf.2 e lidhur me pargraf. 1 të KPRK-së.
Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë. /tvsyrivision/