Policia realizon 223 urdhëresa të gjykatës, sekuestron edhe armë

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme e aksione të ndara, janë realizuar 223 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 41 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në njoftimin nga Policia e Kosovës thuhet se konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Ndërkohë aktivitetet policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 4 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

Në po të njëjtën periudhë kohore bëhet e ditur se janë shqiptuar 4890 masa administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor. /RTKlive

Read Previous

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba trafiku për 24 orë

Read Next

Prania e manganit, uji i Badocit ende i papërdorshëm për pije