Policia po zhvillon aksion në nivel vendi për hetime të krimeve ekonomike

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës në mëngjesin e sotëm kanë nisur një aksion në nivel vendi, i cili aksion është duke vazhduar.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Ju konfirmoj se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë është duke realizuar një operacion policor në nivel vendi. Pas përfundimit, apo raportimeve nga tereni do te njoftoheni për detajet apo rezultatet e operacionit”, tha Hoxha.

Operacioni siç po raportohet është duke u zhvilluar në të gjitha pikat e laboratorit ”Avicena”./21Media

Read Previous

Koreanët e Veriut u vendosën së bashku me trupat ruse në Ukrainë

Read Next

Media britanike “Mirror”: Vizitoni Lumin e Shalës