Policia në veri tërheqë disa thasë me rërë që ishin përdorur për barrikadat në veri

Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në një objekt publik në komunën e Zveçanit, ka disa gjëra materiale të cilat janë shfrytëzuar nga grupet terroriste serbe në kohën e barrikadave dhe sot gjatë kontrolleve që ka bërë policia, ka konstatuar se në katin e tretë të kësaj ndërtese janë dhjetëra thasë të mbushur me rërë që kanë qenë si istikame për të sulmuar Policinë dhe në mbrojtje të barrikadës dhe kontrollimit të rrugës kryesore që të dërgon në Zveçan.

Kështu ka thënë për KosovaPress, zëvendësdrejtori i Policisë për veri, Veton Elshani. Sipas tij, ky objekt publik është shfrytëzuar nga pjesëtarët e organizatave terroriste si Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.

“Kjo është edhe një dëshmi se grupet kriminale kanë qenë të armatosur rënd dhe kanë pasur plane që të sulmojnë Policinë e Kosovës në rast se ata do të tentonin t’i largonin barrikadat”, tha ai. /KosovaPress/

Read Previous

OKB: Temperatura më e lartë në Europë është regjistruar në Sicili në 2021

Read Next

Chelsea refuzon ofertën e klubit të Ligës Premier për Armando Brojën