Policia në Gjakovë sekuestron armë dhe fishekë

Policia e Kosovës në Gjakovë derisa kishin qenë duke patrulluar në rrugën “Migjeni”, kishin ndaluar një veturë të cilën e ngiste i dyshuarit P. SH., i lindur në vitin 1977, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, në posedim të të dyshuarit, janë gjetur një pistoletë BERETTA me dy karikator dhe 26 copë fishekë të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

/Telegrafi/

Read Previous

Pas tërmetit, Mehaj telefonon Peleshin: FSK është e gatshme për ndihmë

Read Next

Kryediplomatja sllovene Tanja Fajon sot në Kosovë, pritet nga Osmani dhe Konjufca