Policia me aksion në Pejë, arreston një të dyshuar për fajde

Policia e Kosovës ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një aksion në Pejë, gjatë të cilit ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Në lidhje me rastin, ju njoftojmë se fillimisht është arrestuar dhe është ndaluar një person i dyshuar për veprën penale fajde dhe i njëjti është dërguar në ndalim 48 orësh. Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me veprën penale të lartëcekur”, tha Nikçi. /Gazeta Sinjali/

Read Previous

Kamberi ia bën dhuratë Vuçiqit dhe Bërnabiqit një libër për shqiptarët (FOTO)

Read Next

Nuk ka raste me efekte anësore nga vaksinimi kundër COVID-19 në Maqedoni