Policia mban ligjëratë për nxënësit e klasëve të IX-ta me temën “Parandalimi i krimeve të urrejtjes”

Është hera e dytë që këta nxënës të shkollës së mesme të ulët “Yll Morina” po dëgjojnë një ligjëratë edukative nga Policia e Kosovës. Kësaj radhe zyrtarët  nga Stacioni Policor i Gjakovës ligjëruan me temën “Parandalimi i krimeve të urrejtjes”. 

Këto ligjërata cilëson si të nevojshme edhe kjo nxënëse e klasës së 9-të.

Bashkëpunimi me policinë e Kosovës është injë rëndësie të vecantë sipas drejtorit Berat Bejtullahu.

Ai thotë se Projekte të tilla edukative do të jenë pjesë e agjendës së shkollës edhe në vazhdim.

Përzgjedhja e nxënësve për këtë ligjëratë ka qenë e rastësishme. Ky projekt ka për qëllim sensibilizimin e nxënësve lidhur me dukuritë negative në shoqëri.

Read Previous

Kryeprokurori i Shtetit jep detaje për arrestimin e 50 zyrtarëve policorë

Read Next

Ç’është Dita e Verës?