9 kilograme substance narkotike e llojit kokaine eshte gjetur ne nje veture teksa ka kaluar ne piken kufitare ne Vermice.
Lajmin per televizionin Syri e ka konfirmuar drejtori I Drejtorise Rajonale te Policise Kifutare “Perendimi” kol.Nexhmi Krasniqi.
Pas nje kontrolli nga Policia Kufitare ne rajonin e pergjegjesise 9 kilograme kokaine jane gjetur ne nje veture dhe dy shtetas te Shqiperise jane arrestuar si dhe vetura eshte konfiskuar.
Lidhur me kete rast jane marre te gjitha njesite relevante te cilat njeherit kane qene ne vendin e ngjarjes. Te arrestuarit jane ne ndalim policor dhe me rastin po merret prokuroria., ka thene mes tjerash kokonel Krasniqi.