Policia konfiskon mbi 1 mijë e 400 euro false

Policia ka konfiskuar mbi 1 mijë e 400 euro false në Fushë Kosovë.

Parat ishin deponuar në një bankë.

“Fushë Kosovë 29.09.2023-12.12.2023. Më 02.02.2024 ankuesi mashkull kosovar zyrtar i një banke, ka raportuar se në kohë të ndryshme nga klientë dhe kompani të ndryshme, janë deponuar një shumë parash prej 1465 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti vazhdon të jetë nën hetime. /Telegrafi/

Read Previous

Rasti i parë në SHBA, prindërit po gjykohen për vrasjet që ka kryer djali i tyre

Read Next

Gjykata Themelore vendos në favor të ish-drejtoreshës Arta Stavileci