Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i kapur të dyshuarit për dy vjedhje të rënda

Policia e Kosovës e ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në arrestimin e tre të dyshuarve për vjedhje të cilëve ua ka publikuar fotografitë.

“Sektori i hetimeve të Kryeqytetit, me autorizime nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi”, thuhet në postimin e PK-së në Facebook.

“Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda që kanë ndodhë në kryeqytet”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”. /Klankosova.tv/

Read Previous

Krijimi i Shtetit Sovran Bektashi, reagon ambasada e BE-së

Read Next

Botërori 2034 në Arabinë Saudite? Thirrja publike e Neymar: Ky vend e meriton