Kontrollet e tyre janë shenjë se orari i ndalimit të lëvizjes ka filluar. Kjo patrullë policore po ndal qytetarët që pas orës 22:00 po lëvizin nëpër rrugët e qytetit në Gjakovë. E që ky orar të resektohet dhe masat e tjera anti-covid të marra nga qeveria e Kosovës planet operative të policisë po vazhdojnë në çfarëdo kohe. Pak minuta pas fillimit të orës policore në rrugën “Nënë Tereza” në qendër të qytetit u ndalua një veturë në të cilën pesonat brenda saj nuk kishin të drejtën e lëvizjes. Dhe për këtë zyrtarët policor shqiptuan gjobën ndëshkuese për secilin prej tyre. Ashtu siç e parasheh ligji vlera e tiketës është 200 euro për mos respektimin e orarit të orës policore. Një pikë tjetër kontrolluese ishte edhe ajo në dalje të qytetit të Gjakovës në drejtim të Pejës. Ngasësit e veturave që u ndalën këtu posedonin vërtetimet e tyre se kanë të drejtë të lëvizjes edhe pas orës policore. Toger Flamur Frrokaj tha se të gjitha njësitë patrolluese të stacionit policor në Gjakovë janë në teren për të monitoruar se sa po respektohen masat anti-Covid nga qytetarët. Por sipas tij për dallim nga komunat e tjera në Gjakovë gjendja është kryesisht më e qetë.
Ndërsa qytetarët që nuk i respektojnë këto masa ndëshkohen në bazë të ligjit anti-covid që është në fuqi.
Ata që nuk u ndeshkuan me masat anti covid në fuqi ishin qytetarët që kishin mbaruar punën në ora 22:00, dhe të njëjtit kishin leje qarkullimi nga vendpunimi i tyre. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë përrgjatë dy jaësh ka shqiptuar 3154 gjoba anti-covid në të gjithë rajonin e përgjegjësisë.Theksojmë se ora Policore fillon nga ora 22:00 dhe zgjatë deri në oren 5 të mëngjesit.