Policia jep detaje në lidhje me vdekjen e çiftit në Junik

Pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Tv Syri se njësitet policore vazhdojnë të jenë në vendit e ngjarjes. Sipas Gashit, rasti ende nuk dihet si ka ndodhur, mirëpo nga informatat e fundit çifti dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e energjisë elektrike, e jo nga bombola e gazit.

“Ende nuk dihen rrethanat e sakta, mirëpo nuk ka të bëjë me bombolë të gazit. Vdekja dyshohet se ka ndodhur si shkak i rrymës, por duhet të presim ende”, tha Gashi. /tvsyrivison/

Read Previous

Qytetarët e Gjakovës përçojnë mesazhe pozitive për festën e Krishtlindjes

Read Next

Kol. Krasniqi: Fluksi i grupeve kriminale për kontrabandë ka shënuar rënie gjatë vitit 2023