Policia italiane dhe shqiptare bashkë kundër tregtimit të rremë online, 14 masa sigurie

Prokurori i Pordenones ka ndërmarrë 14 masa sigurie, ka denoncuar 61 persona dhe ka urdhëruar 14 kontrolle në Shqipëri.

Lëvizja vjen në përfundim të një operacioni të policisë së Italisë dhe Shqipërisë, duke zbërthyer një bandë shtetasish shqiptarë të dedikuar për tregti të rreme online.

Organizata në fjalë, e cila përdorte teknika të sofistikuara bindjeje, do të kishte mashtruar për të paktën 5 milionë euro nga qindra qytetarë italianë që nuk dyshonin për mashtrim.

Sipas informacioneve, gjatë 42 mijë përgjimeve të kryera nga hetuesit italianë, rezultoi se paratë ishin pastruar në vendet e Bashkimit Evropian.

Në to përfshihej Qipro, Lituania, Estonia, Holanda, Gjermania dhe mendohet se shumat ishin konvertuar në kriptovaluta. /Albanianpost.com

Read Previous

Situata e sigurisë dhe dialogu Kosovë-Serbi, delegacioni i nivelit të lartë nga SHBA-të të dielën në Kosovë

Read Next

Studimi: Valët e të nxehtit të këtij viti nuk do të kishin ndodhur pa ndryshimet klimatike