Policia e Kosovës të martën ka njoftuar se ka iniciuar rast penal pas kërcënimit ndaj Vjosa Osmanit që ka marrë në adresën e Presidencës ditë më parë.
“Policia e Kosovës ditë më parë ka pranuar informacionin që ju i referoheni, sipas procedurave është njoftuar Prokurori i shtetit dhe është iniciuar rast penal”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, të hënën (dje) pati bërë të ditur se Osmani ishte kërcënuar me jetë ditë më parë përmes një emaili anonim.
Ai pati kritikuar institucionet e drejtësisë për mosveprim. Ai ka thënë se janë bërë dhjetëra kërcënime, madje në shumë raste me emër e mbiemër, por s’ka pasur masa./Koha.net