Policia gjen një mjet shpërthyes në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Fushë Kosovë është gjetur një mjet i dyshuar shpërthyes, ndërsa i njëjti në mënyrë të kontrolluar është shpërthyer nga njësitet kompetente.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Nënë Terezë” në Fushë Kosovë.

“Rreth orës 11:00, në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë, është gjet një mjet i dyshuar shpërthyes. I njëjti në mënyrë të kontrolluar është shpërthyer nga njësitet kompetente”, tha për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Me rastin që është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, po merren njësitet nga stacioni i Fushë Kosovës. /Telegrafi/

Read Previous

​Osmani: Do të sigurohemi që gratë jo vetëm të jenë të përfshira në dialog, por edhe të konsultohen vazhdimisht

Read Next

Kryeministri Kurti emëron edhe një zëvendësministër