Kreu i departamentit të sigurisë publike në Teksas pranoi të premten pasdite se “natyrisht ishte vendim i gabuar” që policia e armatosur të priste për një periudhë të gjatë jashtë klasës ku personi i armatosur në shkollë po vriste fëmijët dhe mësuesit.
Të dhënat tregojnë se kaluan rreth 78 minuta nga koha kur i armatosuri hyri në ndërtesë deri kur oficerët hynë në klasën ku ndodhej. Steven McCraw, drejtori i departamentit të sigurisë publike, i përlotur tha në një konferencë për shtyp se “nuk ka asnjë justifikim” për dështimin e personelit të trajnuar që të mos kishte ndërhyrë më herët./AnabelMedia/