Policia vendos pengesa të pjesërishme te Ura e Bërnjakut

Policia e Kosovës ka filluar vendosjen e pengesave prej betoni, tek ura e Bërnjakut në veri.

Sipas zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani, këto pengesa po vendosen me qëllim të ndalimit të kontrabandës.Këtë për rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Veton Elshani.

“Policia e Kosovës po vendos pengesa te pjesërishme tek ura e Bërnjakut,  me qëllim të parandalimit të  kontrabandës. Aty nuk mund të kalojnë kamionët, ndersa për veturat e vogla kalimi është i mundur”, ka thënë Elshani./Express

Read Previous

Izraeli kundërshton propozimin e Libanit të mbështetur nga SHBA për armëpushim

Read Next

Marrëvjesha për burgun e Gjilanit, diskutohet mes Haxhiut dhe ministrit danez