Policia e Kosovës thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj konferencë të jashtëzakonshme për media.

Në njoftimin e lëshuar për media, bëhet e ditur se konferenca i dedikohet rastit të gjetjes dhe konfiskimit të një sasie të konsiderueshme të armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese.

Me tej në njoftim thuhet se konferenca do të mbahet në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë Veri, në ora 15:30. /EO

Read Previous

Në rrugën “Bujar Roka” pastrohet segmenti i dytë afër brigjeve të lumit Erenik

Read Next

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë për lehtësimin e procedurave doganore