GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, incidentet janë regjistruar në disa qytete të vendit dhe përfshijnë raste të dhunës fizike, kërcënimeve dhe përdorimit të mjeteve të rrezikshme. Autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore në secilin rast, ndërsa vazhdojnë të bëjnë thirrje për raportim të menjëhershëm dhe mbështetje për viktimat.
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Rasti i parë është regjistruar në Podujevë, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa e dyshuara, pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.
Po në Podujevë një grua është sulmuar fizikisht dhe është kanosur me thikë nga një burrë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast ka ndodhur në Prishtinë, ku pas një mosmarrëveshjeje një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në polici dhe më pas rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Në Fushë Kosovë, një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua pas një mosmarrëveshjeje. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Gjakovë një burrë nën ndikimin e alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua. Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur dhe mbetet në kërkim. /RTKlive