Policia e Kosovës nga 30 gushti në nivel regjional ka shqiptuar 299 gjoba anticovid

Situata me pandeminë vazhdon të jetë e vështirë. Policia rajonale vazhdimisht është në mbikëqyrje për zbatim të masave anticovid. Në nivel regjional, Policia e Kosovës, stacioni në Gjakovë raporton se ka shqiptuar 299 gjoba anticovid që nga miratimi i masave të fundit. 

Personat juridik të cilët nuk respektojnë vendimin e organeve kompetente për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar do të dënohen me gjobë prej 500 euro, kurse personat fizik të cilët nuk e respektojnë  kufizimin e qarkullimit do të dënohen me gjobë prej 200 euro njoftuan zyrtarët policorë.

Ligji Nr.07/L.006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid 19, bën të ditur se Personat fizik dhe ata juridik te cilët nuk respektojnë masat për mbajtjen e maskës dhe distancën dënohen me gjobë 35 euro. Tutje ligji në fjalë bën të ditur në mënyrë strikte se cilat janë dënimet që mund të ju shqiptohen atyre qytetarëve të cilat nuk i repektojnë masat që aktualisht janë në fuqi. Gjithashtu nga drejtoria rajonale e policisë në Gjakovë bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit është raportuar edhe për 5 aksidente trafiku, 3 vjedhje , 1 sulm dhe 1 arrestim.

Read Previous

Fillojnë takimet me qytetarë për prezantimin e planit zhvillimor 2022-2026 të Gjakovës

Read Next

Moti në Gjakovë për tri ditët e ardhshme