Policia e Kosovës: Mbi 2500 gjoba trafiku dhe dhjetëra aksidente brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2546 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 34 persona, 21 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Foden: Po e mbajmë Arsenal nën presion, çdo gjë mund të ndodhë deri në minutën e fundit

Read Next

Publikohen çmimet e reja të derivateve për sot