Policia e Kosovës: Mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 18 aksidente me të lënduar dhe 34 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar me zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite janë shqiptuar gjithsej 2119 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 28 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje. /RTKlive

Read Previous

Kryediplomatja evropiane takon përfaqësuesit e EULEX-it

Read Next

Çitaku: Ne jemi të gatshëm çdo moment që të hapim rrugë