Policia e Kosovës ka shqiptuar 45 gjoba anti-covid gjatë vikendit në Gjakovë

Ndërkohë që në Kosovë numri i rasteve të vdekjeve dhe rasteve pozitive me Covid-19 po shënon rritje edhe Policia e Kosovës ka rrit aktivitetet e saja në zbatim të ligjit anti-covid. Me këtë rast Drejtoria Rajonale e policisë në Gjakovë si pjesë kyçe në implementimin e strategjisë për parandalimin dhe luftimin e përhapjes së virusit gjatë ditëve të vikendit ka shqiptuar 45 gjoba për ata që nuk kanë respektuar masat anti-covid.

Major Lumi tregoi edhe disa nga masat obligative që i parashesh njëra nga pikat e ligjit anti-covid.

Në vazhdimësi Policia e Kosovës do të bëjë sanksionimin e qytetarëve të pandërgjegjshëm në përputhje më dispozitat ligjore. Andaj apelohet që bartja e maskës të bëhet në ato raste siç parashihen me vendimet e fundit në mënyrë që të ulen shifrat e të prekurve dhe të mbrojmë të gjithë së bashku shëndetin publik.

Read Previous

15-vjeçarja vret nënën e saj me thikë

Read Next

Kurti në Dokufest, viziton edhe tri ekspozita të bienales