Institucionet përgjegjëse vazhdimisht janë në mbikëqyrje të zbatimit të masave anti-covid. Në nivel regjional, stacioni policor në Gjakovë raporton se ka shqiptuar 446 gjoba për shkelje të masave anti-covid gjatë vikendit që lamë pas.
Personat juridik të cilët nuk respektojnë vendimin e Organit kompetent për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve në kohën e caktuar, dënohen me gjobë prej 500 euro, kurse personat fizik të cilët nuk e respektojnë kufizimin e qarkullimit dënohen me gjobë prej 200 euro. Tutje Ligji Nr.07/L.006 bënë të ditur në menyrë strikte se cilat janë dënimet që mund të ju shqiptohen atyre qytetarëve të cilët nuk i repektojnë masat që aktualisht janë në fuqi.
Poashtu televizioni ynë ka kontaktuar edhe Inspektoriatin sanitar në Prishtinë ku jemi informuar për veprimet që kanë marrë për mbikëqyrje të respektimit të masatve anti-covid në komunen e Gjakovës nga data 03.09.2021 deri me datë 09.09.2021.
Gjithsej 259 inspektime janë bërë në këtë komune ku 50 persona fizik dhe 15 persona juridik janë gjobitur për mosrepektim të masave anti-covid. 661 vendime janë marre për izolim ndersa 756 raste janë marrë për dalje nga izolimi. Raste të monitorimit kanë qenë 59. Theksojmë se gjatë kësaj periudhe, asnje subjekt nuk është mbyllur.