Përfundon aksioni policor në katër lokacione në veri, në të pestin po vazhdon

Policia e Kosovës ka përfunduar kontrollet në katër lokacione në veri të vendit, ndërsa në lokacionin e pestë kontrolli ende është duke vazhduar.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Shënjestër e këtyre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Sipas këtij burimi, vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 06:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimit të PK-së, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë.

“Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Klankosova.tv/

Read Previous

Ramush Haradinaj sot dëshmon në rastin e 53 milionëshit, ku i akuzuar është Pal Lekaj

Read Next

Ndalohen katër persona, dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë