Policia e Kosovës: 65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 29 aksidente me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2350 trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 22 persona, prej të cilëve 8 i ka dërguar në mbajtje. /RTKlive

Read Previous

FSK bënë homazhe në Kompleksin memorial në Prekaz

Read Next

Hamza: Prekazi, vendi që duhet të na frymëzojë për të ardhmen e Kosovës