Policia e Kosovës: 59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 866 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 22 persona, 17 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

FIFA nën hetim për rritjen e çmimeve të biletave të Kupës së Botës 2026

Read Next

Zgjerimi i BE-së, blloku i gatshëm të pranojë anëtar të rinj